Gent Grafik është e angazhuar për të respektuar dhe mbrojtur privatësinë e përdoruesve të saj. Kjo Politikë e Privatësisë, e cila është pjesë e përgjithshme e Kushteve të Shërbimit, mbulon informacionin personal të vizitorëve të faqes tonë të web-it (GentGrafik.al), përdoruesve të shërbimeve të Gent Grafik (siç përcaktohet në Kushtet e Shërbimit), dhe shitësve (të cilët janë subjekt i Kontratës së Shitësit). Lexoni me kujdes këtë dokument për të mësuar më shumë rreth praktikave tona në lidhje me informacionin personal. Duke përdorur faqen tonë të web-it dhe shërbimet e Gent Grafik, ju bini dakord me praktikat e të dhënave të përshkruara në këtë dokument. Nëse nuk bini dakord me Politikën e Privatësisë ose ndonjë nga Kushtet e Shërbimit, ju nuk mund të vizitoni faqen tonë të web-it ose të përdorni shërbimet e Gent Grafik.

NDRYSHIMET NË POLITIKËN E PRIVATËSISË
Herë mbas here, ne mund të ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në bazë të diskrecionit tonë. Nëse bëjmë përditësime ose ndryshime, të gjitha modifikimet do të postohen në faqen tonë të web-it dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë.

CILAT TË DHËNA PERSONALE MBLEDHIM?
Gent Grafik mund mbledh të dhënat personale, që përfshijnë emërin e plotë, numërin e telefonit, adresën tuaj, adresën e email-it dhe informacion që lidhet me pagesat, kur ju përdorni faqen tonë të web-it ose shërbime të ofruar nga ne. Nëse merrni pjesë në sondazhe, konkurse ose dhurime, ne mund të mbledhim informacion personal shtesë rreth jush. Gent Grafik mbledh ne mënyre pasive informacion qe lidhet me adresat IP, pasisjet që ju përdorni për të aksesuar faqen tonë te web-it, linket e vizituara nga ju, etj.

PËRDORIMI I TË DHËNAVE PERSONALE QË MBLEDHIM
Ne e përdorim informacionin personal që mbledhim për t’ju siguruar produkte dhe shërbime që mund të jenë me interes për ju, për të regjistruar përdoruesit, për të përpunuar porositë, për të komunikuar me ju në lidhje me fushatat promocionale, ose aktivitete të ngjashme. Të dhënat që mblidhen nga Gent Grafik në mënyrë pasive përdoren për të përmirësuar organizimin dhe përmbajtjen e faqes tonë të web-it dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor. Të dhënat ruhen në cloud servers të pajisur me standartet më të larta të sigurisë. Komunikimi në faqen web encriptohet nga një çertifikatë SSL, që mbron të dhënat tuaja në rast se ju dërgoni informacione personale dhe kryeni pagesa me Kartë Debiti ose Krediti dhe PayPal.

COOKIES DHE JAVASCRIPT
Faqja jonë e web-it përdor Cookies dhe JavaScript për të funksionuar. Nëse Cookies dhe JavaScript nuk janë të aktizuara në web browser-in tuaj, faqja jonë nuk do te punojë plotësisht. Prandaj, ju lutemi që Cookies dhe JavaScript të jetë gjithmonë të aktivizuara në web browser-in tuaj. Ne nuk ndajmë asnjë informacion personal të marrë nga Cookies me palët e treta per asnje arsye, përfshirë marketingun, reklamimin, etj, por mund ti përdorim këto të dhëna për të personalizuar eksperiencën tuaj kur ju vizitoni faqen tonë. Faqja jonë është e integruar me shërbime nga palë të treta si Google Analytics për të ofruar një eksperiencë më të mirë. Këto shërbime të palëve të treta mund të përdorin Cookies. Prandaj, ju lutemi referojuni politikave të tyre të privatësisë për çdo pyetje që të mund të keni.

KOMUNIKIMI ME JU
Ne mund te komunikojme me ju në lidhje me tema që ne besojmë se mund t’ju interesojnë, nëpërmjet newsletters, njoftimeve dhe email-eve në lidhje me zbritje ose oferta të mundshme. Herë pas here mund t’ju dërgojmë email-e automatike që lidhen me shërbimin, të tilla si email mirëseardhjeje kur regjistroheni për herë të parë në faqen tonë të web-it. Nëse na jepni informacion personal kur komunikoni me ne (në person, me telefon ose email), ky informacion do të ndahet me një përfaqësues të kujdesit ndaj klientit, punonjës ose ekspertë që do merret me dhënien e përgjigjes apo zgjidhjen e problemit tuaj. Ky informacion do të përdoret vetëm për qëllimet e sipërpërmendura.

SHPËRNDARJA E TË DHËNAVE PERSONALE

PALËT E TRETA
Ne mund t’u ofrojmë kontraktorëve akses në të dhënat tuaja personale në kuadër të ndihmës për të menaxhuar biznesin tonë dhe për të ofruar produktet ose shërbime për ju. Qasja në të dhënat tuaja personale nga këta kontraktorë është e kufizuar në informacionin e arsyeshëm e të nevojshëm për kontraktorin për të kryer funksionin e tij të kufizuar. Ne kërkojmë që kontraktorët tanë të mbajnë informatat personale që u ofrohen konfidenciale dhe të jenë konform kushteve të kësaj Politike të Privatësisë.

KLAUZOLA LIGJORE
Ne mund të zbulojmë informacione personale në përputhje me një kërkesë nga zbatues të ligjit ose në bazë të një proçesi ligjor ose rregullator, ose nëse kërkohet me ligj, ose sipas gjykimit tonë, për të mbrojtur të drejtat, pasurinë ose interesat tona, duke përfshirë zbatimin e kësaj Politike ose Kushtet e Shërbimit tonë. Në rast se ne jemi të detyruar ligjërisht të zbulojmë informacionin tuaj personal tek një palë e tretë, do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për t’ju njoftuar, përveç rasteve kur kjo gjë do të shkelte ligjin apo urdhrin e gjykatës. Në diskrecionin tonë, ne gjithashtu mund të zbulojmë informacionin e mbledhur tek një palë e tretë kur besojmë se është e arsyeshme dhe e nevojshme për të hetuar ose parandaluar dëmtimin, mashtrimin, abuzimin ose sjelljen e paligjshme.

MUNDËSITË TUAJA TË PRIVATËSISË

PËRDITËSIMET E INFORMACIONIT TUAJ
Me kërkesen tuaj, ne do përpiqemi të përditësojmë, ndryshojmë ose fshijmë informacionin personal që Gent Grafik ka për ju. Për të përforcuar kushtet e kësaj Politike Privatësie, për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose për të siguruar informacion në përputhje me ligjet e rregulloret në fuqi, mund të na duhet të ruajmë informacionet tuaja personale.

MOSMARRJA E NJOFTIMEVE
Përdoruesit që nuk dëshirojnë të marrin përditësime, njoftime ose oferta e promocione mund të zgjedhin mosmarrjen e këtyre komunikimeve. Për këtë, mund të na kontaktoni në mënyrë të drejtpërdrejtë ose mund të çregjistroheni nga lista jonë e email-eve.

INFORMACIONE SHTESË

FAQET WEB TË PALËVE TË TRETA
Kjo faqe web mund te përmbaje links për faqe të tjera të ofruara nga palë të treta. Duhet patur parasysh që ne nuk kontrollojmë përmbajtjen e këtyre faqeve. Në momentin që ju largoheni nga faqja jonë, ne nuk jemi përgjegjës për praktikat e privatësisë të faqeve të tjera. Ne ju sugjerojmë që të lexoni me vemendje politikat e privatësisë të faqeve web që vizitoni.

AKSESI NGA FËMIJËT OSE TË MITURIT
Faqja jonë e web-it nuk i drejtohet fëmijëve nën moshën 13 vjeç dhe Kushtet tona të Shërbimit ndalojnë të miturit të përdorin website-n ose shërbimet tona. Ne nuk mbledhim me dashje asnjë informacion nga fëmijët nën 13 vjeç.

SIGURIA
Ne marrim masa për të ruajtuar informacionin e mbledhur nga përdoruesit tanë, nëpërmjet masave mbrojtëse fizike, teknike dhe administrative. Gent Grafik i trajnon punonjësit e saj në praktikat e sigurisë dhe të privatësisë. Sidoqoftë, mbrojtja e informacionit nuk mund të garantohet plotësisht pavarësisht masave, prandaj duhet të keni kujdes kurdoherë që ofroni informacion personal në internet, elektronikisht ose ndryshe.