HISTORIA

E hapur në vitin 2000 në Tiranë, kompania jonë është tashmë një lider në tregun e kompanive të shtypit cilësor, duke mundësuar shërbimet dhe teknologjinë më të avancuar për klientët tanë. 

Gent Grafik, është një nga kompanitë më të njohura në Shqipëri në fushën e printimit apo shtypshkrimit, me një eksperiencë mbi 20 vjecare. Qëndra e aktivitetit tonë është në Tiranë ku janë të vendosura zyrat dhe ambjentet e prodhimit, por e kemi të shtrirë veprimtarinë pothuajse në të gjithë vëndin, duke i shërbyer klientëve tanë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Kompania jonë është e mirënjohur për cilësinë e lartë të produkteve dhe shërbimeve të printimit nëpërmjet përdorimit të teknologjisë bashkekohore offset dhe digitale si dhe për kujdesin e jashtëzakonshëm që tregojmë për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë për plotësimin e të gjitha nevojave të tyre dhe për ruajtjen e marrëdhënieve sa më të mira me ato.

MISIONI

Ne kuptojmë sic duhet nevojat dhe sfidat e klientëve tanë dhe ofrojmë produkte dhe shërbime të printimit të publikimeve, materialeve promocionale, etiketave dhe paketimeve të shumëllojshme, etj., që tejkalojnë gjithmonë pritshmëritë dhe kërkesat e klientëve tanë përsa i përket cilësisë, zgjidhjeve kreative të vecanta, shpejtësisë së realizimit dhe cmimeve të përballueshme, duke rritur në vazhdimësi imazhin, suksesin dhe kënaqësinë e bashkëpunëtorëve tanë.

VIZIONI

Të bëhemi shtëpia e printimit më e njohur dhe më e besueshme në Shqipëri, ku klientët apo bashkëpunëtorët tanë të gjejnë gjithnjë mikëpritjen, përkujdesjen dhe qetësinë e plotësimit të nevojave të tyre, falë eksperiencës, kreativitetit dhe përkushtimit të ekipit tonë, si edhe inovacioneve dhe risive në investimet teknologjike ku Gent Grafik do të jetë gjithmonë një hap përpara në tregun shqiptar.