Postera

Postera ne formate te ndryshme 

Reth produktit 
Dhe pse jemi ne kohën e dixhitalizimit, posterat dhe tabelat promocionale janë akoma sot e kësaj dite shumë të pëlqyera, sepse tërheqin vëmendjen e kalimtarëve, pjesëmarrësve në evente të ndryshme, dhe klientëve tuaj potencial. Me këto produkte të printuara në kompanine tonë me një design që tërheq vëmendjen ju mund të bëni edhe një kalimtar klientin tuaj të rradhës. 

Posterët janë një nga format me kosto më efektive të reklamimit në treg. Posteri ju lejon të përhapni mesazhin tuaj në një audiencë të gjerë, shumë më lirë se reklamat në radio ose televizion në një mënyrë të thjeshtë, të lehtë dhe të përballueshme.

Si të bëni porosinë? 
Zgjidhni formatin e produktit 
Postera A4; A3; A2; A1
Postera B4; B3; B2; B1

Zgjidhni llojin e letrës 
Lloji i letrave që përdoren për posterat fillojnë nga 80gr/m2 – 350gr/m2

Sasia e prodhimit 
Sipas kërkesës 

Kërko ofertë. Brënda 24h Gent Grafik do tju dërgoj me email ofertën e kërkuar. 

Roll Up

Roll up banner 

Reth produktit 
Roll up banner ju japin hapësirën për të krijuar fushatën më të mirë të marketingut në mënyrë që të mund të tërhiqni shumicën e klientëve. Meqenëse roll up banner  kanë shumë hapësirë, ju mund ta promovoni produktin/shërbimin tuaj në një mënyrë më përshkruese. Kjo do të inkurajojë klientët të provojnë dhe të blejnë produktin e reklamuar.  Roll up banner jane shumë përdorimshe, të lehtë për t’u instaluar, dhe transportuar. 

Si të bëni porosinë? 
Zgjidhni llojin e Roll up banner 
80cm x 200cm 
85cm x 200cm 
100cm x 200cm 

Sasia e prodhimit 
Sipas kërkesës

Kërko ofertë. Brënda 24h Gent Grafik do tju dërgoj me email ofertën e kërkuar. 

Shërbime Dizajn

Shërbime dizajn

Reth shërbimit
Dizajni i printimit përdoret kryesisht për qëllime të brandit dhe marketingut.
Gent Grafik në bashkëpunim të ngushtë me studion grafike Delta Print mund të jetë bashkëpunëtori juaj në përshtatjen në parametrat teknik për shtyp digital dhe offset, në faqosjen dhe designin e botimeve, kartëvizitave, fletëpalosjeve, paketimeve, etiketave dhe cdo produkt që ju nevojitet.

Si te bëni porosine? 
Jepni me pak fjalë të dhënat e projektit tuaj, dhe designin që doni te punoni me Gent Grafik. Më pas, ne do tju kontaktojmë sa me shpejt që të bisedojmë së bashku vazhdimësinë e punës. 

Artikuj Promocional

Shërbime promocionale 

Reth produktit 
Produktet promocionale mund t’i shtyjnë konsumatorët drejt biznesit tuaj në një mënyrë me kosto efektive. Këto dhurata sjellin njohje të menjëhershme të markës. Ju mund të zgjeroni shtrirjen e produkteve ose shërbimeve tuaja në një audiencë më të madhe. Këta artikuj janë gjithashtu të shkëlqyeshëm për të ndërtuar një bazë solide klientësh dhe për të nxitur besnikërinë e klientit. 

Në bashkëpunim me bashkëpunëtorët tanë shumë të mirë të furnizimit me materiale promocionale, Gent Grafik mund tju ofroj këto materiale te printuara me logo të kompanive dhe me imazhet që ju keni zgjedhur në design. 

Si të bëni porosinë? 

Zgjidh produktin
Stilolapsa
Çanta beze, pëlhurë/copë, pambuku 
Filxhanë
Bluza dhe veshje
Kapele
Flamuj
USB

Dërgoni design dhe kërkoni ofertë. 
Brënda 24h Gent Grafik do tju dërgoj me email ofertën e kërkuar.